Konjufca takohet me ambasadorin e ri francez: Presim nga Franca mbështetjen e liberalizimit të vizave

Konjufca takohet me ambasadorin e ri francez: Presim nga Franca mbështetjen e liberalizimit të vizave

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me ç’rast e ka uruar për marrjen e detyrës.

Kryetari Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Guérot për përkrahjen të cilën Franca ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.

Kryetari i Kuvendit tha se presim nga shteti francez mbështetjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Guérot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët

Related Articles