Mosekzekutimi i pagave për grevistët në arsim, ka ngjallur debate në Kosovë. Ajo se çka u diskutua nga deklarimi i qeverisë se grevistët nuk do t’i marrin pagat për muajin shtator, është se a ka të drejtë qeverija në këtë rast apo jo.
Mirëpo, analisti nga institute GAP, Agron Demi ka reaguar ndaj këtyre debateve duke bërë krahasim edhe me vendet e jashtme, ku sipas tij as në ato vende nuk paguhet punëtori që grevon.
“????????????????????: Punëtorët që marrin pjesë në një grevë të ligjshme ose në veprime kolektive humbasin të drejtën e tyre në pagë për kohëzgjatjen e ndërprerjes së punës. ????????????????????????????????: Punëtorët në grevë nuk kanë të drejtë të marrin paga”.
“????????????????????????????????????̈: Punëtorët në grevë nuk kanë të drejtë për rrogë apo përfitime të tjera, si kontributet pensionale, pushimet e paguara dhe përfitimet e papunësisë ose sëmundjes. ????????????????????????????????̈: Punëtorët grevistë nuk kanë të drejtë në pagesë, por përfitimet e grevës mund të paguhen nga sindikata”.
“????????????????????????????????: Punëtorët në grevë të ligjshme nuk kanë të drejtë në pagesë. Pjesëmarrja mund edhe çoj edhe në ulje të bonuseve kontraktuale. ????????????????????????̈: Pjesëmarrja në grevë shkakton humbje të pagave: zbritjet e pagave për aksionin e grevës duhet të jenë rreptësisht në përpjesëtim me kohëzgjatjen e mungesës, një gjysmë dite grevë është e barabartë me 1/60 e pagës dhe një ditë me 1/30”.
“????????????????????????????????̈: Edhe pse punonjësit që marrin pjesë në një grevë nuk kanë të drejtën e pagave ose përfitimeve të punësimit, sindikatat mund të ndajnë përfitime modeste për anëtarët e tyre për kohëzgjatjen e grevës. Megjithatë, një punonjës që pengohet nga puna me veprime të ndërmarra nga punonjës të tjerë, ka të drejtë të paguhet deri në shtatë ditë. ????????????????????: Në rast greve të ligjshme, detyrimet kryesore që rrjedhin nga kontrata e punës ndërmjet grevistit dhe punëdhënësit pezullohen, duke përfshirë edhe detyrimin për të paguar pagat”.
“????????????????????: Pezullimi i marrëdhënies së punës përfshin të dyja palët (punëdhënësin dhe punonjësin). Duke qenë se pezullohet kontrata, po ashtu edhe marrëdhënia e punonjësit me institucionin e sigurimeve shoqërore, për rrjedhojë nuk paguhen kontributet e sigurimit. ????????????????????????̈: Ushtrimi i të drejtës së grevës nuk e ndërpret as marrëdhënien e punës e as nuk e arsyeton asnjë dënim, përveç nëse punëtori është fajtor për sjellje të pahijshme profesionale gjatë grevës. Megjithatë, për kohëzgjatjen e grevës, kontrata e punës pezullohet dhe punëtori nuk ka të drejtë në asnjë formë pagese”.