Dështon përfundimisht zbatimi i udhërrëfyesit për marrëveshjen e energjisë Kosovë-Serbi. Zyra e Rregullatorit i ka njoftuar palët ndërmjetësuese se pas licencimit të kompanisë serbe “Elektrosever” nuk është përmbushur asnjë nga pikat e udhërrëfyesit, i cili duhet të zbatohej në një periudhë 100-ditëshe.
“Përveç pikës së parë që ka të bëjë me lëshimin e licencës për furnizim në kuadër të udhërrëfyesit, asnjë prej pikave tjera nuk janë plotësuar deri më tani”, tha Ymer Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRRE-së.
Fejzullahu tha për RTK-në se me marrëveshje për udhërrëfyesin, i takon Bordit të ZRRE-së ta shqyrtojë licencën për operatorin “Elektorsever” në një periudhë 15 ditore.