Shorti për rrethin e parë në Kupën e Kosovës sot është tërhequr në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Kupa e Kosovës për sezonin 2022/23 do të nisë me rrethin e parë në të cilin luhen pesë takime.
Në rrethin e parë të Kupës së Kosovës do të luajnë skuadrat nga Liga e Dytë dhe Liga e Tretë.
Në këtë rreth të garave janë paraqitur për pjesëmarrje 10 skuadra. Ndeshjet do të zhvillohen më 12 dhe 13 tetor.
Nga rrethi i dytë i garave do të futen edhe skuadrat nga Liga e Parë dhe Superliga e Kosovës.
Në bazë të shortit, në rrethin e parë takohen:
Sharri – KEK-u
Shkëndija – Vitia
Arbana – Opoja
Kosova VR – Prizreni
Fortuna 2020 – Behari