Identiteti i personit që u tentua të vritet dje në Prishtinë!

Identiteti i personit që u tentua të vritet dje në Prishtinë!

Një tentim vrasje si në filma ka ndodhur dje në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë. Një person i maskuar, me motoçikletë, ka shtënë disa herë tek një veturë (BMW) e cila ishte në qarkullim.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pronar i veturës ishte Egzon Abazi i lindur në vitin 1992.

I dyshuari kishte arritur që të largohej nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se rasti tashmë është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“Rasti të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë” dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të dyshuarve, si dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave të kësaj çështje penale”.

Edhe Policia e Kosovës ështe deklaruar lidhur me rastin.

Dje rreth orës 15:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Arbnor dhe Astrit Dehari në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar,  nga një  motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentativë.

Related Articles