Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të hënën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të diskutohet për çështjen e vaksinimit dhe jo për Programin e Qeverisë.
Shefi i Grupit Parlametar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se partia e tij është këtu për t’i dhënë mbështetje Qeverisë, duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të veprojnë për menaxhimin dhe sigurimin e vaksinave.
“Seanca e të hënës nuk duhet të diskutoj programin e Qeverisë por vaksinimin në masë. Më shumë flet për donacione sesa për vaksinimin në masë. Çka po ndodh o burra me blerjen e vaksinave. Buxhetin e keni në Qeveri. Duke qenë se është kështu kërkojmë nga kryeministri Kurti dhe Vitia të veproni. Merrni vendime parandaloni humbjen e jetëve. Jemi të barazuar me të gjitha vendet e varfra”, u shpreh ai.
“Në historinë e qeverisjes kjo Qeveri për temë madhor e nuk ka marrë vendim. E keni buxhetin e keni sistemin e ndërtuar dhe blerjes pa një kundërshtim të opozitës, çka dreqi u bo pse s’po veproni. Jemi këtu për të dhënë mbështetje”, tha tutje Tahiri.
Ndërsa, deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj, tha se duhet të fillohet me vaksinim masiv për arritjen e imunizimit kolektiv
“Sa i përket tollovisë së të moshuarve në sallën ‘1 Tetori’ për ta marrë vaksinën, dukjet e sotme nuk japin imazh të vaksinimit të mirë, përkundrazi na kujtojmë gjithçka të para 20 vjetëve. Shpallja e festës së Bajramit dhe grumbullimi sot i gjithë njerëzve te salla ‘1 Tetori’. Rekomandoj të fillohet me planin për vaksinim masiv. Vaksinimi masiv është shpëtim i vendit e jo improvizime të tilla. Ky numër i vaksinave nuk premton imunizim.