Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet. Një rast i tillë ishte raportuar që disa muaj nga një grua, në Fushë Kosovë, e cila e kishte denoncuar bashkëshortin për dhunë në familje, por Policia ‘kishte arritur ta arrestojë.
I dyshuari ka qëndruar në arrati që nga muaji korrik derisa u kap gjatë ditësh së djeshme, pasi Policia e shpalli në kërkim.
Burimet e Sinjalit thonë se bëhet fjalë për A.S., i cili u kap në fshatin Muqibabë dhe pas shoqërimit në stacion policor dhe intervistimit nga ana e hetuesve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë.
Kujtojmë se viktima e ka denoncuar bashkëshortin e saj më 1 korrik për dhunën e ushtruar, për të cilin kishte deklaruar se e ka sulmuar fizikisht me grushte, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Bashkëshorti i saj ishte larguar ditën kritike nga shtëpia, çka ia ka ‘liruar’ rrugën viktimës për ta raportuar rastin.