Shtatë të lënduar në një aksident në fshatin Llaushë të Skenderajit

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt raporton Gazeta Enigma.

Këtë lajm për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00 në një rrugë lokale në fshatin Llaushë” tha ai.

Në këtë aksident ishin përfshirë dy vetura, ku si pasojë janë lënduar shtatë persona, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.

/Gazeta Enigma/

Related Articles