Prishtina ka befasuar Dritën duke e mposhtur në Gjilan me shifrat 1-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 11-të në Superligë.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ishte duke pësuar humbje me rezultat 1-0, por në minutat shtesë të ndeshjes arriti t’i shënojë dy gola për t’i marrë pikët e plota në kryeqytet.
Këtë fitore Prishtina ia ka dedikuar tifozit të tyre Adrian Blakaj (Qeli) që ka vdekur 17 vite më parë, përcjellë Gazeta Enigma.
“FC Prishtina fitoren e sotme ndaj Dritës në Gjilan ia dedikon engjëllit tonë lart në qiell, tifozit Adrian Blakaj (Qeli), i cili 17 vite më parë ka ndërruar jetë. Ti je në zemrat tona Qeli jonë”, shkroi FC Prishtina.