Mësohet arsyeja pse Ronaldo nuk luajti ndaj Tottenham

Mësohet arsyeja pse Ronaldo nuk luajti ndaj Tottenham

Cristiano Ronaldo ka refuzuar të futet në fushë si zëvendësim në ndeshjen mes Manchester United dhe Tottenham, ku vendasit fituan 2-0.

Ylli portugez nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin Erik ten Hag, gjë që e konfirmojë dhe ikja e tij drejt tunelit pa u mbyllur ndeshja në “Old Trafford”.

Supozohej se Ronaldo kishte reaguar furishëm që u la në stol si zëvendësues duke mos e futur fare në lojë për herë të dytë këtë sezon, pasi Ten Hag e futi në lojë Christian Eriksen dhe Anthony Elanga në minutën e 87-të, pasi ata kishin përdorur vetëm tre nga pesë opsionet e tyre zëvendësuese.

Por tani mësohet se 37-vjeçarit iu tha të futej në lojë nga Ten Hag, por ai refuzoi udhëzimet e trajnerit të tij përpara se të nisej për tu larguar.

Ten Hag kishte thënë se do të ‘merrej’ me situatën të enjten dhe këtë gjë e ka bërë tashmë, pasi Ronaldo nuk është ftuar për ndeshjen ndaj Chelseat.

Problemi do të jetë gjetja e një klubi në afatin kalimtar të janarit që mund të përballojë Ronaldon. Përndryshe, ai do të duhet të presë deri në verë për të vazhduar tutje. 

Related Articles