Kurti flet për vilat e sekustruara në Brezovicë

Kurti flet për vilat e sekustruara në Brezovicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po organizohet në Prishtinë ka folur edhe vilat e sekuestruara në Brezovicë.

I pari i shtetit tha se nuk ishte befasuese se në mesin e vilave të sekuestruara kishte edhe të politikanëve dhe të afërmve të tyre.

“Autoritetet ligj zbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publik e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve. Ishte tronditëse por jo befasuese, gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, tha ai.

Related Articles