Emocionet e Ligës së Kampionëve Kampionëve do të vazhdojnë edhe sot me tetë ndeshje interesante.
Dy ndeshje do të luhen nga ora 18:45, me ndeshjen Inter – Plzen që pritet të jetë në qendër të vëmendjes, pasi një fitore për italianët do të thotë e barabartë me kualifikim, raporton Gazetën Enigma.
Ndeshja kryesore e kësaj mbrëmje do të jetë takimi mes Barcelonës dhe Bayernit.
Takimin e parë e kanë fituar gjermanët me rezultat 2-0 të cilët tashmë e kanë siguruar kualifikimin në rundin tjetër.
Kjo ndeshje për Barcelonën është jetike pasi në rast të një barazimi ose humbje nga Interi, blaugranëve do t’i rriteshin mundësitë që të kualifikohej në rundin tjetër./GAZETA ENIGMA/