Interi ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Plzenit, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Enigma.
Henrikh Mkhitaryan e zhbllokoi rezultatin në minutën e 35-të pas asistimit të Bastonit.
Për 2-0 shënoi Edin Dzeko në minutën e 42-të pas asistimit të Federico Dimarcos.
Ishte përsërsi Edin Dzeko që shënoi për 3-0 në minutën e 66-të pas asistimit të Martinezit.
Për 4-0 shënoi Romelu Lukaku në minutën e 87-të.
Pas kësaj fitoreje Interi pozicionohet në vendin e dytë me 10 pikë, katër pikë më shumë se Barcelona që pozicionohet në vendin e tretë./GAZETA ENIGMA/