Thomas Tuchel e ka thyer heshtjen pas shkarkimit të pak kohe më parë nga Chelsea.
Trajneri gjerman është rikthyer të flasë pas shkurorëzimit të tij me “Blues” në shtator, ndërsa e ka thumbuar ish-klubin e tij.
“Shkarkimi im ka arritur pak herët”, ka thënë ish-trajneri i Paris Saint-Germainit për “sportstar”.
Tuchel e pati një eksperiencë pozitive në “Stamford Bridge”, por rezultatet e zbehta të sezonit të ri i kushtuan atij me shkarkim, ndërsa në vend të tij Të Kaltrit e emëruan trajnerin Graham Potter, i cili nënshkroi kontratë pesëvjeçare.
Me trajnerin e ri, “Blues” janë këndellur dhe kanë regjistruar rezultate pozitive në muajin e fundit. /