Disa nga serbët e komunës së Zubin Potokut, i cili ndodhet në veri të Republikës së Kosovës, deklaruan se nuk e kanë në plan të ndërrojnë targat e veturave nga KM në RKS, pavarësisht se një gjë e tillë po kërkohet nga qeveria e vendit.
Ndërsa një tjetër deklaroi se nëse kërkohet që të ndërrohen targat do të i ndërrojë, nëse jo, atëherë nuk do ta bëjë.
E gjatë rrugës për në Bërnjak, pikë kufitare me Serbinë, Telekomi i Kosovës veçse ka nisë punën për vendosjen e antenave të Valës, një gjë e konfirmuar nga Fadil Lepaja, zëdhënës i Telekomit të Kosovës.