Emocionet e futbollit kosovar në Superligën e Kosovës do të vazhdojnë të shtunën dhe të dielën.
Të shtunën do të luhen tri ndeshje kurse të dielën dy, shkruan Gazeta Enigma.
Gazeta Enigma merr vesh se takimet Dukagjini – Malisheva, Trepça ’89 – Drenica dhe Prishtina – Gjilani do të luhen të shtunën.
Prishtina – Gjilani do të luhet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të dielën do të luhet ndeshja kryesore e kësaj xhiroje mes Dritës dhe Ballkanit.
Po ashtu të dielën luhet edhe takimi Llapi – Ferizaj./GAZETA ENIGMA/
E SHTUNË
Dukagjini – Malisheva
Trepça ’89 – Drenica
Prishtina – Gjilani
E DIELE
Drita – Ballkani
Llapi – Ferizaj