Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar.
Kurtit, gjatë këtij takimi iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione të tjera.
Tutje, ai foli për, sipas tij, të arriturat e Kosovës, sundimin e ligjit, rritjen ekonomike e çështja të tjera aktuale.
“Ai iu falënderua përfaqësuesve britanikë për kontributin për Kosovën. Gjatë bashkëbisedimit në veçanti u theksua vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi Kurti.
Kujtojmë se i pari i qeverisë është duke qëndruar në Britaninë e Madhe, ku më herë u takua me Sekretarin e Jashtëm të këtij vendi, James Cleverly, me të cilin kanë folur për marrëdhëniet në mes Kosovës e Serbisë “dhe nevojën për guxim dhe kompromis për më të mirën e njerëzve në të dy vendet”.