Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga data 16-29 Maj 2021 do të marrë pjesë në Ushtrimin shumëkombësh të Inteligjencës “LAUFER 21” në Republikën e Kroacisë.
Ky ushtrim ka për mision të promovoj stabilitetin dhe sigurinë rajonale, të përmirësoi ndërveprueshmërinë me partnerët e ushtrisë Amerikane dhe NATO-s dhe të forcoj kapacitetin dhe besimin e tyre.
Ky ushtrim është pjesë e ushtrimit “Immediate Response 21” në kuadër të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 21”, udhëhequr nga Ushtria Amerikane për Evropë.
Qëllimi i ushtrimit është arritja e ndërveprueshmërisë në fazën e planifikimit dhe realizimit të operacioneve tokësore, operacionet e ruajtjes së paqes si dhe zhvillimi i aftësive të inteligjencës ushtarake.Reklamë
Pjesë e këtij ushtrimi do të jenë NATO dhe vendet partnere të NATO-s dhe Ushtrisë Amerikane: Kroacia, Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Maqedonia Veriore, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina.