Haxhiu: Prokuroria dhe gjykata në veri po vijojnë punën

Haxhiu: Prokuroria dhe gjykata në veri po vijojnë punën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha sot se gjykatat dhe prokuroritë në komunat veriore të vendit, “po vijojnë punën” normalisht.

Në një konferencë për media të mërkurën, ministrja Haxhiu tha se ka pasur komunikime me përfaqësuesit e këshillave prokuroriale dhe gjyqësore, si dhe janë koordinuar për vazhdimin e funksionimit të institucioneve të drejtësisë në veri.

“Së pari, më lejoni të ju njoftoj se pavarësisht mospajtimeve që mund të kemi pasur për tema të ndryshme. Ato lidhen me vettingun. Por, për çështje të tjera të interesit nacional ne kemi komunikime të vazhdueshme”, tha ajo.

“Kam pasur takim me KGJK-në dhe KPK-në, dhe jemi koordinuar që gjykatat dhe prokuroria në veri të funksionojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor. Pra, edhe prokuroria dhe gjykata në veri janë duke funksionuar; pra po vijojnë punën”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se qytetarët janë duke marrë shërbimet në gjykata dhe prokurori në komunat veriore.

Related Articles