Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i është drejtuar me një mesazh në gjuhën serbe qytetarëve të etnisë serbe të Republikës së Kosovës.
Kusari-Lila foli për ndikimin e Beogradit në Kosovë.
Ajo tha se institucionet e Kosovës po ballafaqohen me obstruksionet e Vuçiqit.
“Atje institucionet e vendit po ballafaqohen me rrethana të reja të cilat erdhën si rezultat i ndikimit të Vuçiqit. Burra dhe gra, djemë dhe vajza, të të gjitha etnive, po ballafaqohen me presion dhe dhunë të vazhdueshme nga Serbia për të kryer punën dhe obligimin e tyre qytetarë”, tha ajo.