Derbi i zjarrtë mbyllet pa fitues, Llapi e shkatërron Ballkanin

Derbi i zjarrtë mbyllet pa fitues, Llapi e shkatërron Ballkanin

Gjilani dhe Drita kanë ndarë pikët në derbin e madh lokal në Kosovë në kuadër të xhiros së 16-të kampionale.

Sfida e zhvilluar pa praninë e tifozerive në stadiumin ndihmës në Gjilan u mbyll 1:1.

Gjilani kaloi i pari në avantazh në minutën e 67-të me autor Baton Zabërgjën. Drita barazoi shifrat në minutën e 82-të me anë të Almir Ajzerajt.

Me këtë pikë, Drita ka 32 pikë në vendin e parë. Gjilani ngritet në pozitën e tretë me 24 pikë.

Llapi në anën tjetër ka shënuar fitore të madhe në Suharekë kundër Ballkanit. Llapjanët kanë triumfuar 1:4 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Fernandihno (7’) e Progni (90’) me nga një gol dhe Rivera me dy gola (35’ 77’) ishin realizatorët për Llapin.

Llapi me këtë fitore ka 19 pikë dhe ngritet në pozitën e pestë. Ballkani mbetet i dyti me 27 pikë.

Related Articles