Grupi Punues i Komisionit Evropian pritet të takohet të mërkurën e 16 nëntorit, kur do të procedojë dokumentin për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta Enigma.
Kështu ka bërë të ditur korrespondentja e RTK-së në Bruksel, Gjeraqina Tuhina, e cila ka marrë pjesë në bisedën e hapur të organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në Prishtinë, me temën “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Fillimi i fundit”.
Tuhina ka deklaruar se nëse nuk do të ketë kundërshtime nga shtetet anëtare, pritet që nga 1 dhjetori i vitit 2023, kosovarët të lëvizin pa viza.

Lidhur me këtë çështje Gazeta Enigma ka kontaktuar me politologun Fidan Ukaj.
I cili u shpreh optimist se Kosova do të marrë lajmin e mirë lidhur me liberalizimin e vizave.
“Besojë se Kosova më në fund do të marr lajmin e mirë se liberalizimi i vizave do të ndodhë, por e pa drejtë për mua është saga deri të ky vendim, pasi që jemi i vetmi vend në rajon që kemi plotësuar dyfishin e kritereve në krahasim me vendet e rajonit dhe liberalizimi i vizave nuk ka ndodh. Edhe pse Komisioni Evropian prej vitit 2016 kishte vlerësuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, liberalizimi i vizave prap se prap nuk ka ndodhur”, potencoi Ukaj për Enigmën.
Sipas tij sistemi ETIAS do ta penalizoj Kosovën, edhe pse nuk është faji ynë pse ky sistem nuk ka hyrë në fuqi më herët.
“Edhe në vendimin që pritet të mirret, vlerësohet se do të jetë pozitiv rreth liberalizimit të vizave, prap padrejtësisht Kosova penalizohet deri në hyrjenn në fuqi të sistemit ETIAS, që nuk do të ishte pengesë për Kosovë, sepse nuk është faji i Kosovës pse ky sistem nuk është funksional dhe ndarja e Kosovës nga rajoni deri në futjen në funksion të këtij sistemi, është i padrejtë dhe nënqmues për qytetarët e Kosovës”, përfundoi Ukaj.
Megjithatë, deri më tash kosovarët mbesin të vetmit që për të hyrë në zonën Schengen duhet të kenë vizë.
Ndërkohë që sistemi digjital, ETIAS, synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën e lëvizjes së lirë, Schengen./GAZETAENIGMA/