​Konfirmohet lajmi i Enigmës, Bislimi: Nuk ka ndonjë marrëveshje për targat

​Konfirmohet lajmi i Enigmës, Bislimi: Nuk ka ndonjë marrëveshje për targat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka ndonjë marrëveshje për targat.

“Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim”, ka thënë Bislimi.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, zhvilloi takime dypalëshe në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Bislimi theksoi rëndësinë e fokusimit të bisedimeve në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk duhet të lejojmë shpërqendrime të qëllimshme nga bisedimet për normalizimin e plotë nga veprime që synojnë përshkallëzimin në terren”.

Gjatë këtij takimi Bislimi ka përsëritur interesin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dialogut parimor dhe jemi të interesuar të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë. Bislimi përsëriti interesimin e Kosovës për të vazhduar me takime të rregullta në Bruksel, për elementet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.

“Palët diskutuan gjithashtu dhe opsionet për konvertimin e suksesshëm të të gjitha targave ilegale, në ato legale”.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles