Superliga e Kosovës i rikthehet sot aksionit me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 18-të të këtij edicioni.
Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00, shkruan Gazeta Enigma.
Në Skenderaj, skuadra e Drenicës do t’i bëj konak lideres aktuale të Superligës, Dritës.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Drenica e mposhti si mysafire Prishtinën me rezultat minimal 1:0, kurse Drita shënoi fitore 3:1 kundër Malishevës.
Interesant pritet të jetë edhe ballafaqimi mes Ferizajt dhe Dukagjini.
Kujtojmë që kjo është xhiroja e fundit para pushimit dimëror.
/Gazeta Enigma/