Ballkani dhe Prishtina kanë marrë nga tri pikë në udhëtim.
Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Ballkanit kanë marrë fitore në ndeshjet ndaj Gjilanit, respektivisht Trepçës ’89.
Skuadra e Ballkanit fitoi më lehtë sesa pritej derbin ndaj Gjilanit, me rezultatin 0:3.
Suharekasit shkuan në epërsi në minutën e 37’, kurse në pjesën e dytë realizuan edhe dy herë të tjera, në minutat 37’, 67’, 89’.
Fitore me rezultat të njëjtë mori edhe Prishtina, në udhëtim kundër Trepçës ’89.
Prishtina kaloj në epërsi me anë të Ukës, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 39’. Kurse, në pjesën e dytë, Prishtina shënoi edhe dy herë të tjera, në minutat 51’ dhe 90+5’, me Useinin e Bytyqin.
Prishtina shkon në 26 pikë, Ballkani në 33, kurse Gjilani mbetet në 27 pikë e ’89 në 18.