Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka thënë se situata në veri nuk ka qenë kurrë normale, edhe në kohën kur kanë qenë duke punuar serbët.
“Nuk është abnormalizimi tani, abnormalizimi ka qenë gjithmonë atje, por ndonjëherë është kamufluar”, tha Kurti nw Kuvend.
“Neve na nevojiten serbët në institucione, por nuk na nevojiten serbë të cilët nuk japin dorëheqje kur i urdhëron Beogradi, mbushja e institucioneve me serbë të cilët me një thirrje nga Beogradi japin dorëheqje, nuk është shtetndërtim demokratik ajo është vetëmashtrim i yni”, shtoi kryeministri.