Dy persona po kërkohen nga Policia e Kosovës për një grabitje në zyrat e KEDS’it në Prizren.
Policia ka publikuar fotografinë e tyre në momentin kur u krye kjo grabitje, duke kërkuar nga qytetarët në rast nëse dinë vendndodhjen e tyre të lajmërojnë Policinë e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit nën kërcënimin e armëve kanë arritur që të vjedhin një shumë parash prej 117.272.86 euro.
Pas veprës së kryer, të dyshuarit largohen në drejtim të shkollës “ Mati Logoreci”.