Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për arrestimin e dy aktivisteve, në protestën e së enjtes, pas vrasjes së gruas shtatzënë në Prishtinë.
Ajo është shprehur se aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni.
Gjithashtu, e quajti prokurorinë të tillë që siç u shpreh ajo, “përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit”.
“Prokurori që përndjekë aktivistët dhe toleron kriminelët e të korruptuarit. Aktivistët kanë të drejtat dhe liritë e plota qytetare për të protestuar ndaj çdo institucioni”, ka shkruar Haxhiu.