Analistja Zana Avdiu është e ftuar në emisionin “Favoriti i Botërorit” në Televizion T7.
Ajo u bë virale me një postim që e kritikonte Granit Xhakën për gjestin që e bëri në ndeshjen e Zvicrës ndaj Serbisë.
Ajo tha se ai gjest i Xhakës paraqet sulm seksual.
“Ai gjest i Xhakës paraqet sulm seksual, paraqet dhunë seksuale. Kemi pasur shumë momente tjera që mund te ishim ndjerë krenar në atë ndeshje”, tha Avdiu.