Kurti: Një vend si Kosova mirëpret qytetarë nga çdo kënd i botës

Kurti: Një vend si Kosova mirëpret qytetarë nga çdo kënd i botës

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca janë ftuar të jenë pjesë në diskutimin publik për Projektligjin për liritë fetare.

Por e para e vendit nuk ka shkuar në këtë organizim. Kjo po ndodhë ndonëse ishte paralajmëruar se Osmani do të jetë e pranishme.

Ndërkohë që pjesëmarrës janë kryeministri Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Konjufca.

Kurti në fjalimin e tij tha se në Kosovë liria e besimit dhe e fesë janë të garantuara, duke shtuar se edhe para miratimit të ligjit respektimi i lirive fetare ka qenë në nivel.

Ndër të tjera kryeministri theksoi se Kosova qëndron e para në rajon sa i përket sundimit të ligjit.

“Edhe para se te miratohej projektligji, Kosova qëndron mirë për respektimin fetar. Kosova qëndron e para në rajon në sundimin e ligjit. Edhe në këtë fushë Qeveria synon të arrijë standarde në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, deklaroi Kurti.

“Ndër qëllimet e projektligjit është përditësimi i kornizës ligjore për liritë fetare. Liria e besimit dhe e fesë është e garantuar. Liria e besimit dhe fesë ngërthen të drejtën për të pranuar fenë. Konventa për të drejtat e njeriut përcakton se çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe fesë”, vazhdoi ai.

Gjithashtu potencoi se një shoqëri si Kosova i mirëpret qytetarët na secili vend i botës.

“Një shoqëri e hapur si Kosova mirëpret qytetarë nga çdo kënd i botës”, tha Kurti.

Related Articles