Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë pjesë e dëgjimit publik të projektligjit për Liritë Fetare, raporton Gazeta Enigma.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka paraqitur fjalimin e tij të mbajtur në këtë projektligj.
Kryeministri i vendit theksoi edhe qëllimin kryesor të këtij projektligji ku tha se është përditësimi i kornizës ligjore për lirinë fetare, për të rritur përputhshmërinë e saj me të drejtat e njeriut.
“Një ndër qëllimet e Projektligjit që do të diskutohet sot, është përditësimi i kornizës ligjore për lirinë fetare, për të rritur përputhshmërinë e saj me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutën tonë”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka përmendur gjithashtu se Kosova renditet e para në rajon për sundimin e ligjit dhe e dyta në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit në vitin 2022.
“Siç është bërë e ditur para dy muajsh, Kosova renditet e para në rajon për sundimin e ligjit dhe e dyta në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit në vitin 2022, sipas “World Justice Project”. Dhe, një ndër kategoritë në të cilat Kosova ka shënuar performancën më të mirë në vitin 2022, është kategoria e “garantimit efektiv të lirisë së mendimit dhe të fesë”, u shpreh Kurti.
Më poshtë gjeni postimin e plotë: