Deputetja gjermane akuzon Kurtin se po nxit tensionet në veri

Deputetja gjermane akuzon Kurtin se po nxit tensionet në veri
Deputetja e Bundestagut gjerman, Zaklin Nastiq ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që sipas saj është nxitësi kryesor i tensioneve në veri.

Ajo ka thënë se duhet garantim i përhershëm i bashkëjetesës paqësore, në bazë të Rezolutës 1244.

“Jam thellësisht e shqetësuar pasi tensionet po rriten në Kosovën Veriore. Kursi i përshkallëzimit, i cili nxitet kryesisht nga Kurti, duhet të marrë fund. Të gjitha përpjekjet tani duhet të synojnë ruajtjen dhe garantimin e përhershëm të bashkëjetesës paqësore sipas Rezolutës 1244 të OKB-së”, shkroi ajo.

“Populli i Ballkanit ka përjetuar mjaft vuajtje dhe mjerim. Prandaj, një konflikt i ri i armatosur duhet të parandalohet me të gjitha mjetet diplomatike”, shtoi jo.

Żaklin Nastiq është një politikane gjermane që përfaqëson të majtët.

Ajo ka shërbyer si deputete e Bundestagut nga Hamburgu që nga viti 2017.

Related Articles