Ballkani dhe Prishtina do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit për sezonin vjeshtor në Superligën e futbollit në Kosovë.
Dueli i sotëm është i mbetur nga ai i xhiros së 14-të, që ishte shtyrë shkaku i angazhimeve të Ballkanit në Ligën e Konferencës.
Kampioni në fuqi i Kosovës është duke kërkuar fitoren në mënyrë që të marrë vendin e parë dhe të dal kampion vjeshtor në Superligë.
Kryeqytetasit aktualisht zënë vendin e katërt në tabelë me 26 pikë, 12 më pak se lideri Drita dhe 11 më pak se kundërshtari i tyre Ballkani.
Sfida e fundit e sezonit vjeshtor në Superligë mes Ballkanit dhe Prishtinës zhvillohet me fillim nga ora 13:00.