Kurti tregon se në cilin vit Kosova pritet të hyjë në BE

Kurti tregon se në cilin vit Kosova pritet të hyjë në BE

Kryeministri Albin Kurti, ndodhet për vizitë në Pragë të Çekisë, pasi tashmë e ka dorëzuar edhe zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Aktualisht, ai është duke mbajtur një konferencë të përbashkët për media bashkë me ministrin çek për Çështje Evropiane, Mikulas Bek.

Ai tha se “kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshmërinë të Kosovës ndaj vlerave të BE-së, duke dorëzuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimi Evropian”.

Sipas tij, kjo është ditë historike për popullin e Kosovës dhe ditë e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë.

“Letra që kam sjellë bart shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me zell për të arritur në këtë ditë. Letra i përgjigjet vizionit të Evropës dhe një Evrope që ka të ardhme të ndritshme bashkëpunuese”, tha ai në konferencë.

Ai falënderoi Çekinë për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës.

Related Articles