Macron këshillon Federatën e Futbollit të Francës: Kontratë të re për Deschampes

Macron këshillon Federatën e Futbollit të Francës: Kontratë të re për Deschampes

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dëshiron që Federata e Futbollit të Francës t’i ofrojë një kontratë të re trajnerit të tyre, Didier Deschamps, si shpërblim për suksesin e tij në kalimin në finale të Botërorit

Franca shënoi një fitore të vështirë prej 2-0 kundër Marokut në gjysmëfinale të Botërorit për të arritur në finale ku do të ndeshjet me Argjentinën. Presidenti i Francës, Macron,  përcolli ndeshjen nga stadiumi Al Bayt të mërkurën dhe  u gëzua pasi që Les Bleus arritën fitoren. Shefi i shtetit ka pasur lëvdata për trajnerin Deschamps pas fitores dhe i ka kërkuar Federatës Franceze të Futbollit që t’ia zgjasë kontratën atij, e cila skandon në fund të kësaj gare.

“Një falënderim i madh për trajnerin tonë, Didier Deschamps dhe këtë skuadër e cila në fakt është një miks i disa gjeneratave dhe kjo e bën atë të madhe”, tha Macron për gazetarët pas ndeshjes.

“Kjo është finalja e tretë për Deschamps dhe ai i fiton ato! Nuk mund të këtë dy pa tri, Deschamps i ka tri, me karizmin dhe talentin e tij. Ne do ta mbrojmë kupën pa dyshim dhe natyrisht Deschamps duhet të qëndrojë! Kjo skuadër franceze me bën të jem shumë krenar”.

Deschamps ka pasur një përiudhë të shkëlqyer në Kombëtaren e Francës si trajner. Më 2016, ai udhëhoqi futbollistët e tij drejt Kampionatit Europian por humbi nga Portugalia. Dy vite më vonë, në Rusi, ai fitoi Botërorin dhe Ligën e Kombeve po ashtu. Nëse ai arrin që ta fitojë edhe një trofe Botërori ai do të bëhet trajneri i parë në histori prej që Vittorio Pozo i Italisë fitoi dy tituj radhazi (1934 & 1938)

Les Bleus do të përballën me Argjentinën e Lionel Messi në finalen që zhvillohet të dielën në Lusail Stadium. 

Related Articles