Tottenham Hotspur raportohet se është duke rritur interesimin për mesfushorin e Fiorentinës, Sofyan Amrabat.
Reprezentuesi i Marokut ka qenë zbulimi i Kupës së Botës në Katar, duke i çuar njerëzit e tij në gjysmëfinalen e tyre të parë historike.
Edhe pse mbrëmë u mposhtën 2-0 nga Franca, marokenët do të sfidojnë Kroacinë për vendin e tretë të dielën.
Fiorentina e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të shesë Amrabat, por interesi që ai po tërheq mund t’i tundojë ata në një shitje me çmimin e duhur.
Sipas La Repubblica, ky do të jetë një minimum prej 50 milionë eurosh, një shifër që Tottenham Hotspur i Antonio Contes mund të jetë i përgatitur të paguajë.
26-vjeçari deri më tani këtë sezon ka bërë 20 paraqitje konkurruese për Viola mes Serie A dhe Conference League.