Deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Kollçaku, deklaroi të enjten se sa i përket dialogut më Serbinë partitë opozitare do t’i kenë dyert e hapura për bashkëpunim.
Ajo madje ka garantuar se për çdo veprim në kuadër të dialogut kryeministri Albin Kurti do t’i njoftojë deputetët e Kuvendit.
“Ne jemi përcaktuar edhe më herët sa i përket dialogut partitë opozitare do ti kenë dyert e hapura sepse ka të bëjë me të gjithë qytetarët e Kosovë”.
“Besoj që qëndrimet e kryeministrit Kurti ishin të qarta dhe çdo gjë është prezantuar në programin qeverisë dhe besoj që në çdo hap në të ardhmen që do ta bëjë kryeministri do të jetë i mirënjohur për qytetarët, por edhe gjithë deputet e Kuvendit të Kosovës”.
Kurse deputetja e AAK-së, Time Kadriaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Kushtetuesja e ka përcaktuar qartë se me dialogun udhëheqë kryeministri i vendit.
Tutje, ajo tha se organizimi i brendshëm nuk duhet të cenohet sepse 17 shkurti i viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, është i pakthyeshëm sa i përket kufijve aktual.
“Kushtetuesja e ka përcaktuar qartë se me dialogun udhëheqë kryeministri i vendit dhe tash ai e ka për detyrë parësore. Ne çka kërkojmë në procesin e dialogut që të jetë transparent dhe qeveria të jetë llogaridhënëse në raport me bisedimet që i zhvillon në Bruksel dhe besojmë që dialogu duhet të ketë një platformë të bisedimeve por po ashtu duhet të ketë parime se çka do të diskutohet. Ne si aleancë i kemi parimet e qarta se çka lejohet”, tha Kollqaku në një intervistë për EO.
“Organizimi i brendshëm nuk duhet të cenohet. 17 shkurti është i pakthyeshëm sa i përket kufijve aktual dhe tërësia territoriale e Kosovës është një dhe e tërë sepse me këtë tersi territoriale na kanë njohur 120 vende të tjera dhe vetë gjykata kushtetuese e ka dhënë verdiktin e saj duke thënë se Kosova ka pasur të drejtë që ka shpallur pavarësinë dhe është njohur me kufijtë aktual”.