Arteta: Aubameyang po e dëmtonte klubin dhe po na pengonte

Arteta: Aubameyang po e dëmtonte klubin dhe po na pengonte

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka vënë në shënjestër ish-kapitenin e klubit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Aubameyang u lirua për te Barcelona janarin e kaluar, pasi po krijonte probleme në klubin londinez, teksa në verë të këtij viti u transferuar te Chelsea.

Për situatën e tij dhe arsyen e vërtet të largimit ka folur trajneri i Topçinjve, Arteta.

“Së pari. Unë nuk e mora vendimin. Ne e morëm vendimin si klub”, ka thënë fillimisht Arteta për Sky Sports.

“Unë kam rekomandimet e mia për atë që mendoj se duhet të bëjmë për të arritur në një vend ku duam të jemi. Por, unë nuk dua të emëroj lojtarë individualë. Mendoj se ka pasur më shumë lojtarë. Ishte pjesë e strategjisë”.

“Kur je në proces dhe dëshiron të ecësh më shpejt, ka njerëz që e mbajnë varkën prapa”.

“Më vjen keq, por ne duam të largohemi më shpejt dhe nuk ka kohë që disa të dëmtojnë klubin dhe ne morëm vendimin”, përfundoi trajneri i Arsenalit. 

Related Articles