Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), njëherit ish-deputeti Veton Berisha ka publikuar një video ku tregon se si një vajzë e komunitetit jo-shumicë tërhiqet me forcë nga një lokal, dhe atë në prani të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Ish-deputeti Berisha thotë se si është e mundur të bëhet një veprim i tillë në prania të ministrit të Bujqësisë, e ky i fundit të mos reagojë.
“Si mundet të bëhet një gjest i tillë nga ana e kamarierit dhe ministri i qeverisë Kurti nuk e bën asnjë reagim dhe as që i bën përshtypje akti i shëmtuar!!!”, ka shkruar Berisha.
“Prej kujt pritet të kemi mbrojtje kur ndodhë kjo ngjarje para syve të atyre që kanë premtuar se komunitetet do të jetojnë dinjitetshëm!?”, ka shkruar tutje Berisha.