Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovë, po pritet veprimi i KFOR-it për heqje të barrikadave

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovë, po pritet veprimi i KFOR-it për heqje të barrikadave

Është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës ka thënë se takimi është mbajtur pas situatës së krijuar në veri dhe incidenteve të fundit të shkaktuara nga grupet kriminale.

Në mbledhje është riktheksuar se Policia e Kosovës i ka gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar, porse po pritet veprimi i KFOR-it.

“Strukturat ilegale si dhe grupet kriminale po vazhdojnë të kryejnë akte ekstremiste ndaj qytetarëve të Republikës, institucioneve shtetërore, ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gazetarëve, ndaj pjesëtarëve misionit të EULEX-it dhe njësive patrulluese të KFOR-it. U theksua se brenda këtyre 17 ditëve që nga ngritja e barrikadave ka pasur komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in. Po ashtu, u ritheksua se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar por siç dihet tashmë, jemi në pritje të veprimeve nga KFOR-i. U tha se Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës nuk mund të dialogojnë me banda kriminale, ndërsa u potencua se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Related Articles