Faqja zyrtare e klubit të Mallorca në Instagram ka publikuar një video tepër interesante dhe të bukur, protagonist i së cilës është sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Skuadra spanjolle ishte mbledhur për seancën e tyre stërvitore, ku gjithashtu lojtarët e klubit kanë pasur disa minuta për të takuar dhe për të bërë fotografi me tifozët e pranishëm.
Ajo që vihet re dhe se klubi ka dashur të theksojë në këtë video, është një djalosh i vogël i cili kërkon të takojë Vedat Muriqin.
Ai afrohet dhe thërret i lumtur: “Muriqi! Dua të më bëni një foto me Muriqin!”.
Sigurisht, sulmuesi nga Prizreni nuk ka nguruar dhe ka marrë djaloshin për të bërë një foto.
Kjo është një dëshmi e qartë se fansat e duan shumë sulmuesin e klubit të tyre, ku padyshim performanca e tij këtë gjysmë të parë të sezonit ka mahnitur, aq shumë sa edhe Real Madrid e ka konsideruar si zëvendësues të Karim Benzema.