Ministrja Rozeta Hajdari dënohet me 700 euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë

Ministrja Rozeta Hajdari dënohet me 700 euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Rozeta Hajdarit, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, duke e dënuar me 700 euro gjobë, lidhur me akuzën për mosdeklarim të pasurisë brenda afatit ligjor.

Aktgjykimi ndaj ministres Hajdari u shpall në mungesë të saj, të enjten nga gjykatësja e rastit Donikë Shala-Abdyli, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas gjykatëses Shala-Abdyli, në rast se ministrja nuk dëshiron ose nuk mund të paguajë dënimin me gjobë, i njëjti do t’i zëvendësohet me burgim, duke iu llogaritur për një ditë burgim shuma prej 20 euro.

Obligohet e akuzuara që në emër të shpenzimeve procedurale dhe atë në emër të pashuallit gjyqësor të paguajë shumën prej 30 euro dhe për fondin e kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 30 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Kundër këtij aktgjykimi lejohet ankesa në Gjykatën e Apelit, përmes kësaj gjykate.

Related Articles