Valmir Veliu i’a ka bërë sefte në kampionatin elitar të Turqisë që nga transferimi te skuadra Gaziantep, raporton Gazeta “Enigma”.
Ish-ylli i Llapit ka realizuar gol në takimin aktual që po zhvillohet ndërmjet Giresunspor dhe Gaziantep.
Veliu realizoi golin e barazimit në minutën e 52-të.
Rezultati aktual është 1-1.
Për Veliun ky është goli i parë në Superligën e Turqisë nga tetë ndeshje sa ka zhvilluar që nga transferimi tij.