Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesco e ka mirëpritur de-eskalimin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Ajo ka kërkuar që tani palët t’u përmbahen detyrave të tyre.
“NATO mirëpret përpjekjet për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palet t’u përmbahen detyrave të tyre”, ka shkruar ajo në Tëitter.
Ajo ka deklaruar se NATO dhe KFOR po e vëzhgojnë me kujdes situatën, duke treguar gatishmëri për të ndërhyrë që ta garantojë lirinë e lëvizjes.
“NATO KFOR, po vëzhgon nga afër dhe është i gatshëm që të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin nga OKB për ta garantuar lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ajo.
Pas lirimit të serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme, sot ka nisur heqja e barrikadave në veriun e vendit, të cilat kishin pamundësuar lirinë e lëvizjes.