Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në fshatin Poklek i Ri në Drenas, ku një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur burimet nga Emergjenca dhe kanë njoftuar se bëhet fjalë për një burrë 63-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka intervenuar në vendin e ngjarjes.
Siç mëson Sinjali në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e të riut.
Akoma s’dihen motivet që mund ta kenë shtyrë viktimën t’i jap fund jetës, por gjatë procesit të hetimit pritet të zbardhen detaje dhe rrethanat e këtij rasti.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e rastit.