Mediat ukrainase po raportojnë se Rusia dhe Ukraina kanë kthyer nga 50 ushtarë të kapur.
Ukraina ka thënë se të kthyerit përfshinin luftëtarë nga Mariupol dhe Çernobil, raporton Sky News.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ushtarët e saj të liruar u dërguan në Moskë për t’iu nënshtruar rehabilitimitfizik dhe psikologjik.
Një numër shkëmbimesh të tilla kanë ndodhur gjatë gjithë luftës, megjithëse nuk dihet saktësisht se sa të burgosur mbahen në të dyja anët. / Gazeta Enigma.