Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur konferencë për media lidhur me skemën pensionale dhe padrejtësitë që po ju bëhen pensionistëve.
Deputeti Shemsedin Dreshaj, tha se është e pandershme që të punosh 14 vite e 11 muaj para vitit 1999, dhe të llogaritet sikurse nuk ke dhënë kontribut fare.
Tutje ai tha se kërkesa e Aleancës është që të largohet ky kushtëzim, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta.
“Është e pandershme që të punosh 14 vite e 11 muaj para vitit 1999, dhe të llogaritet sikurse nuk ke dhënë kontribut fare.
Kërkesë e jona është që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm
Njëkohësisht, kërkojmë që të respektohet periudha kohore maksimalisht prej 6 muaj e shprehur në këtë vendim nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhënë Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e nenit 8 të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim”, tha Dreshaj para mediave.