Ramadani: Jam rikthyer tek Gjilani, nesër fillojmë me stërvitje – i lumtur që u kthye dhe presidenti Zuka

Ramadani: Jam rikthyer tek Gjilani, nesër fillojmë me stërvitje – i lumtur që u kthye dhe presidenti Zuka

Tek Gjilani është rikthyer normaliteti dhe tashmë klubi do fillojë përgatitjet për sezonin pranveror në Superligën e Kosovës.

Presidenti i klubit, Florim Zuka ka paguar borxhet ndaj futbollistëve dhe tashmë është kthyer normaliteti tek “Skifterat”, që nesër nga ora 13:00 do nisin stërvitjet.

Trajneri i Gjilanit, Zekrija Ramadani ka konfirmuar se është rikthyer tek SC Gjilani dhe nesër fillon punën bashkë me futbollistët e tij.

“Po, është e vërtetë që jam rikthyer, nesër fillojmë stërvitjet”, tha fillimisht Zekrija Ramadani për ‘GazetaBlic Sport’.

“Jam i lumtur që u kthye krejt ekipi bashkë me mua dhe presidenti Florim Zuka, kjo është me rëndësi”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Zuka kishte dhënë dorëheqje nga klubi i Gjilanit disa muaj më parë – duke shkaktuar kështu disa probleme tek kampi gjilanas, megjithatë duket se nga nesër gjithçka do i rikthehet normalitetit tek një nga klubet më të mëdha kosovare.

Related Articles