Komiteti i Përgjithshëm Europian sot ka dhënë dritën e gjelbër duke votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan Gazeta Enigma.
48 eurodeputetë votuan pro, 7 ishin kundër që qytetarët kosovarë të lëvizin lirshëm nëpër shtetet evropiane dhe 3 prej tyre abstetuan.
Si do të rrjedh i gjithë procesi?
Anipse Komiteti ka votuar pro, kjo nuk përfundon me kaq. Pas votimit në LIBE duhet të ndodhë edhe votimi në Parlamentin Europian. Këta të fundit kanë thënë se janë disa data kur ky institucion do ta hedhë në votim çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Seanca e radhës fillon të hënën më 16 janar, pork jo mund të jetë shumë shpejt pas votimit në Komitet. Mundësitë e ardhshmë janë datat 1 ose 2 shkurt dhe 13 ose 16 shkurt”, kanë thënë nga ky institucion.
Pasi të votohet në Parlamentin Europian, radha u vjen votimeve nga amabsadorët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Ministrave me shumicë të thjeshtë.
Pastaj, akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, si; Komisioni Europian, Këshilli Europian, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian.
Tutje, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar.
Cilat janë hapat qe duhet ndjekur Qeveria e Kosovës?
Analisti, Gazmir Raci ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë një fushatë informuese e vetëdijesuese për rregullat e lëvizjes së lirë që sipas tij duhet t’i dinë të gjithë ata që dëshirojne të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së.
“Qeveria e Kosovës tash duhet të përgatisë një fushatë informuese e vetëdijesuese për rregullat e lëvizjes së lirë që duhet ti dijnë të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së. Është mire që informimi të fillojë me kohë dhe mos të ketë paqartësi sepse edhe ai proces ka rregulla që duhen zbatuar nga udhëtarët”, tha ai për Gazetën Enigma.
Mes tjerash, Raci thotë se në kuadër të Komisionit Evropian vepron edhe mekanizmi i pezullimit të vizave, atëherë sipas tij njërëzit duhet të kenë informata të sakta në mënyrë që mos të rrezikohet liberalizimi gjatë implementimit.
LEXO EDHE: Cilat janë hapat që duhet ndjekur për rregullat e lëvizjes nëse liberalizohen vizat?
“Pasiqë në kuadër të Komisionit Evropian vepron edhe Mekanizmi i pezullimit të vizave atëherë njerëzit duhet të kenë informata të sakta në mënyrë që mos të rrezikohet liberalizimi gjatë implementimit”.
“Poashtu neve për herë të parë do të fillojmë të përdorimin edhe sistemin ETIAS e që ka për qëllim sigurinë, kontrollin e migracionit të rregullt apo rreziqet e larta epidemike të paraqitur nga vizitorët e përjashtuar nga vizat që udhëtojnë në Shtetet Shengen, ndërsa në të njëjtën kohë lehtësojnë kalimin e kufijve për shumicën dërrmuese të udhëtarëve që nuk përbëjnë rreziqe të tillë”, përfundoi Raci.
Ndërsa, eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar pas votimit të liberalizimit të vizave nga Komiteti.
Reuten ka thënë se qytetarët e Kosovës tanimë janë një hapë më afër për të udhëtuar pa viza.
“Një hap më afër! Për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën”, ka shkruar ai në Tëitter.
Ndryshe, vlen të theksohet se sipas marrëveshjes së dakorduar, udhëtimi pa viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të sistemit ETIAS – një kërkesë kjo e shtetit francez – dhe nëse vonohet funksionimi i këtij sistemi, liberalizimi do të ndodhë jo më vonë se 1 janari i vitit 2024. /Gazeta Enigma/.