“Ambasadorët kanë përkatësi partiake, s’do mend se një Qeveri e re kërkon shkarkimin e tyre”

“Ambasadorët kanë përkatësi partiake, s’do mend se një Qeveri e re kërkon shkarkimin e tyre”

Të mërkurën Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marr vendim të lirojë të gjithë të emëruarit politikë, mes tyre edhe 12 ambasadorë, raporton Gazeta Enigma.

Pas shumë reagimeve të shumta nga skena politike, këtë vendim për Gazetën Enigma e ka komentuar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqi, Avni Spahiu, i cili tha se kjo është e pritur dhe legjitime.

Sipas tij, gjithsesi se një Qeveri e re do të kërkojë zëvendësimin e tyre, pasi që ambasadorët politikë kanë përkatësi partiake.

“Ambasadorët politikë kanë përkatësi partiake dhe s’do mend se një qeveri e re do të kërkojë zëvendësimin e tyre. Është tjetër gjë nëse shkarkimi i një numri aq të madh ambasadorësh përnjëherë ështe veprim oportun në këtë moment”, ka thënë Spahiu për Gazetën Enigma.

Ndryshe, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas këtij vendimi tha se kjo u bë me arsyen e reformimit të shërbimit diplomatik.

“Ky është vetëm një hap në reformën e thellë të shërbimit diplomatik të Kosovës. Ai do të pasohet nga vendimet tjera në nivelin strukturor të ministrisë dhe do të mbështetet nga legjislacioni i ri, i cili do të ristrukturojë shërbimin diplomatik sipas standardeve ndërkombëtare”, ka shtuar ajo.

Deklaratë e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, lidhur me reformën në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës.Posted by Donika Gërvalla on Thursday, May 20, 2021

Derisa edhe Kryeministri, Albin Kurti, e ka përshëndetur këtë vendim, duke theksuar se qeverisjet e kaluara e kanë mbingarkuar Shërbimin e Jashtëm me diplomatë politikë.

“Ligjshmëria, reformat strukturore dhe vendosja e mekanizmave të profesionalizmit dhe meritokracisë janë shtyllat mbi të cilat qeverisja jonë do ta ndërtojë përfaqësimin dinjitoz të Republikës sonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti.

Si Kryeministër i Republikës së Kosovës jam pajtuar me propozimin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të…Posted by Albin Kurti on Friday, May 21, 2021

/Gazeta Enigma/.

Related Articles